Please enter at least 3 characters.

Tre persona sulmojnë fizikisht një tjetër në Obiliq dhe gjuajnë me armë

2024/07/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Obiliq  31.10.2024 – 01:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/