Please enter at least 3 characters.

Trashaj shënon, shpëton skuadrën dhe bie në sexhde (Video)

2016/01/trashaj-sh-euml-non-shp-euml-ton-skuadr-euml-n-dhe-bie-n-euml-sexhde-video_hd.jpg

Derisa Grasshoppers ishte duke humbur me rezultat 2-0, Trashaj u inkuadrua në lojë për ta ngjallur sulmin e kaltër e bardhve, transmeton Telegrafi.

20-vjeçari u fut në lojë në minutën e 60-të dhe vetëm një minutë më vonë GC e ngushtoi epërsinë në 2-1.

Po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes kur prizrenasi arriti të shënojë golin e barazimit, e që ishte goli i tij i parë në elitën e futbollit zviceran.

Në këtë takim për Grasshoppersin titullar ishte edhe Amir Abrashi, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes. /Telegrafi/