Please enter at least 3 characters.

Transmetuesi publik suedez ua ndalon punonjësve përdorimin e TikTok-ut

2020/08/tttt.jpg
651:"epa08581701 A TikTok app is seen on the tablet in Shanghai, China, 03 August 2020. According to media reports, Microsoft is in talks to buy the US operations of Chinese-owned short-video app TikTok which belongs to Chinese company Bytedance. This development comes as US President Donald Trump announced he wanted to ban Tiktok, the app particularly popular with young people and is said to count around one billion users worldwide, including around 100 million in the US. US Secretary of State Mike Pompeo said that US President Donald Trump will crack down Chinese software apps such is Bytedance?s TikTok in upcoming days. EPA-EFE/ALEX PLAVEVSKI
7:"EPA-EFE

Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin kinez, TikTok, në telefonët e tyre të punës për arsye sigurie.

"Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni TikTok shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme", shkroi SVT në faqen e saj të internetit.

Stafi u informua për vendimin përmes postës elektronike.

TikTok ka rreth një miliard përdorues, kryesisht adoleshentë që bëjnë shpërndarjen e videove të shkurtra, shpesh të shoqëruara me muzikë.

Por, ky aplikacion është bërë pjesë e tensioneve gjeopolitike.

Në fund të qershorit, India njoftoi se po ndalonte 59 aplikacione kineze, përfshirë TikTok, pas një rritje të tensioneve me Kinën në një zonë kufitare.

Në SHBA, presidenti, Donald Trump, ka pohuar se TikTok mund të shfrytëzohet nga Kina për të gjetur vendndodhjet e punonjësve federalë, pastaj të ndërtojë dosje për shantazhe ndaj njerëzve dhe të kryejë spiunazh të korporatave, raporton AFP.

Trump ka nënshkruar vendimin që u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes me këtë aplikacion. /rel/