Please enter at least 3 characters.

Transferimi i Dybalas apo Verrattit, çështje e komplikuar për Barcën

2017/03/PauloDybala1-e1490621113517.jpg
218:"TURIN, ITALY - MARCH 10: Paulo Dybala of Juventus FC looks on during the Serie A match between Juventus FC and AC Milan at Juventus Stadium on March 10, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori teknik i Barcelonës, Roberto Fernandez, ka pranuar se transferimi i Paulo Dybalas apo Marco Verrattit do të ishte çështje e komplikuar.

Katalunasit do të mbesin pa trajner në fund të sezonit, pasi Luis Enrique do të largohet, ndërsa njëherësh ata janë të interesuar për investime në skuadër.

lexo po astu

Sulmuesi i Juventusit ka qenë qe një kohë i lidhur me Barcën që po ashtu e kërkon edhe mesfushorin e Paris Saint-Germainit.

“Nuk është lehtë ta përmirësosh këtë skuadër, sepse tashmë jemi në nivel shumë të lartë. Ne gjithmonë përpiqemi të përmirësohemi duke përcjellë atë që ndodh në treg”.

“Tash për tash ka shumë thashetheme, por Verratti dhe Dybala janë dy lojtarë që kanë kontrata afatgjate me klubet e tyre. Është shumë e komplikuar sjellja e tyre këtu”, ka deklaruar Fernandez për Mundo Deportivo. /Telegrafi/