Please enter at least 3 characters.

Tramvaji përplaset në një dyqan në qendër të Oslos, lëndohen katër persona

2024/10/1-292.jpg

Një tramvaj është përplasur në një dyqan në pjesën qendrore të Oslos, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Tramvaji që kishte rreth 20 pasagjerë, u përplasur në një dyqan kompjuterësh në qendër të kryeqytetit norvegjez, ku shoferi është në mesin e të lënduarve, transmeton Telegrafi.

Ndërtesa katër katëshe është evakuuar, dhe do t’i bëhen kontrolle për të konstatuar shkallën e dëmit të saj, u tha nga policia.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes shfaq tramvajin e kaltër që është përplasur në dyqan pasi kishte dalë nga binarët në Storgata – një nga rrugët kryesore të Oslos.

“Jemi duke punuar për të konstatuar dëmin e shkaktuar dhe po ndihmojmë të lënduarit”, thanë policia norvegjeze. /Telegrafi/