Please enter at least 3 characters.

Trajneri që do ta zë vendin e Wenger

2016/04/ArseneWenger-1.jpg

Arsenali e do Eddie Howen në postin e trajnerit pas largimit të Arsene Wenger në fund të sezonit – shkruan Daily Star.

Sipas njoftimit, francezi që i ka bërë dy dekada qëkur është angazhuar në krye të Topçinjve, do të tërhiqet nga roli i tij kur t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Hierarkia e klubit thuhet se e ka zgjedhur menaxherin e Bournemouthit si zgjedhje të parë.

38-vjeçari Howe konsiderohet si një prej trajnerëve më me perspektivë për të ardhmen.

Eddie Howe konsiderohet si trajner me perspektivë.

Ai arriti ta promovonte Bournemouthin në Ligën Premier dhe pastaj e shpëtoi nga rënia në edicionin e kaluar. /Telegrafi/