Trajneri i Rubin Kazanit e konfirmon lajmin e Telegrafit: Fiorentina është interesuar për Mirlind Dakun
Fiorentina është interesuar për transferimin e Mirlind Dakut dhe tanimë ka kontaktuar Rubin Kazanin, por edhe agjentin e sulmuesit shqiptar.
Ditë më parë Telegrafi ka raportuar ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane ka biseduar me Shkumbin Qorrmemetin, agjentin e Dakut, por edhe me Rubinin.
E lajmin e Telegrafit e ka konfirmuar edhe trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.
Drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Prade ka kontaktuar Rubinin, por edhe agjentin e lojtarit Shkumbin Qorrmemetin.
'Viola' janë duke pritur ta shesin Moise Kean për rreth 60 milionë euro në Arabinë Saudite, derisa Daku është në listën e dëshirave të tyre.
Daku sapo ka zgjatur kontratën me Rubinin deri në vitin 2029 ku fiton 2 milionë euro në sezon, por një ofertë rreth 20 milionë euro nga Fiorentina mund të bëjë klubin rus të heq dorë nga ylli i tyre më i madh. /Telegrafi/


