Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Polonisë zbulon arsyen e largimit të Berishës

2016/01/trajneri-i-polonis-euml-zbulon-arsyen-e-largimit-t-euml-berish-euml-s_hd.jpg

Sipas tyre, Berisha edhe pse ishte pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar polak, të udhëhequr nga Mike Taylor, ai vendosi të largohej për ta lënë Poloninë.

“Unë do të doja ta falënderoja Dardanin për punën e tij të madhe dhe përkushtimin në periudhën e përgatitjeve. Ne kërkuam nga ai që të luaj në një pozitë tjetër, dhe jo në pozitën e tij natyrore” pohoi Taylor për ‘probasket.pl’.

“E pamë që Dardani nuk ndjehej rehat në atë rol. Së bashku me të në një bisedë konstruktive ne kemi vendosur se do të ishte më mirë për ekipit kombëtar polak që në vend të tij të vijë një mbrojtës klasik. Prandaj vendosëm të ndryshojmë përbërjen”, tha trajneri Mike Taylor. /Telegrafi/