Please enter at least 3 characters.

Totti beson se Lewandowski e meriton Topin e Artë

2021/11/francesco.jpg

Legjenda e Romës, Francesco Totti, beson se Robert Lewandowski meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Në një intervistë për Sport para ceremonisë së madhe që zhvillohet sonte (e hënë) në Paris, ikona e futbollit italian i ka dhënë opinionet e tij për fituesin.

Derisa Lionel Messi është favorit, ndërsa në listën e ngushtë janë edhe Karim Benzema e Jorginho, Totti beson se çmimin duhet ta fitojë sulmuesi i Bayern Munichut.

(Foto: Twitter/Bayernology)

Polaku ishte favorit i madh në vitin e kaluar, mirëpo ceremonia u anulua për shkak të të COVID-19.

“Le të themi se jemi mësuar ta shohim duke u ndarë ndërmjet Messit dhe Ronaldois. Por këtë vit, do t’ia jepja Lewandowskit”, ka thënë italiani. /Telegrafi/