Please enter at least 3 characters.

Torino interesohet për Arbër Zenelin

2017/07/ArberZeneli1-1-780x439.jpg

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është bërë subjekt i interesimit të madh nga skuadra e Napolit dhe tash edhe nga skuadra e Torinos.

Gazzamercato shkruan se klubet italiane janë shumë të interesuara për lojtarin në fjalë.

Torino ka bërë gati 5 milionë euro për shërbimet e kosovarit i cili dallohet për shpejtësinë dhe teknikën që posedon.

Zeneli është pjesë e Herenveenit në Holandë, ku në sezonin e fndit shënoi 6 gola bëri 5 asistime dhe luajti 29 ndeshje si startues. /Telegrafi/