Please enter at least 3 characters.

Tirana për herë të parë në histori ka rënë nga Kategoria Superiore

2017/05/vllaznia-tirana1-470x263.jpg

Ka përfunduar me një ngjarje historike ndeshja e fundit e Kategorisë Superiore në “Loro Boriçi”.

Skuadra e Tiranës ka rënë për herë të parë në historinë e saj në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Vllaznia mori atë që donte, një barazim 0-0, për të mbijetuar në Superiore.

Pjesa e parë në një stadium të mbushur plot u karakterizua nga një epërsi e vendasve të cilët nuk gjetën dot golin, transmeton PanoramaSport.

Në pjesën e dytë Tirana u hodh në sulm, por lojtarët shkodranë arritën ta vononin lojën në çdo lloj mënyre që mundën duke arritur ta mbyllin takimin me rrjeta të paprekura.