Please enter at least 3 characters.

Tifozët tashmë mund të porositin fanella me emrin e Ferran

2021/12/ferran-e1640622930566.jpg

Zyrtarizimi i Ferran Torres si lojtar i Barcelonës është vetëm cështje formale, duke qenë se lojtari tashmë i ka kaluar testet mjekësore te katalunasit.

Blaugranët kanë arritur marrëveshje Manchester Cityn për transferimin e spanjollit për 55 milionë euro.

Tash kur i ka përfunduar testet mjekësore, 21-vjeçari pritet të prezantohet si lojtar i Barcës gjatë ditës së martë.

Mirëpo, ende pa e bërë njoftimin zyrtar për transferimin e tij, klubi katalunas e ka përfshirë emrin e Ferran për ta printuar në fanella.

Siç shihet në fotografinë e mësipërme, tifozët mund të zgjedhin shtypjen e emrit ‘Ferran’, megjithëse numri i tij ende nuk duhet.

Është spekuluar se ylli i ri i Barcelonës do ta marrë numrin 25, edhe pse në dispozicion është edhe numri 19 pas pensionimit të Sergio Aguero. /Telegrafi/