Tifozët e Realit, Ronaldos: Gëzimi yt, turpi ynë
09/02/2015
Edhe pse futbollisti më i mirë në botë u rikthye nga dënimi për të luajtur, ai nuk arriti që ta ndihmojë skuadrën e tij të triumfonte.
Në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas janë fotografuar disa tifozë teksa mbanin banerin me mbishkrimin ''Gëzimi yt, turpi ynë'', transmeton Telegrafi.
Sa i përket kësaj ngjarje, ka reaguar edhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, i cili ka thënë se klienti i tij nuk është i kënaqur me reagimin e tifozëve madrilen. /Telegrafi/


