Please enter at least 3 characters.

Thohir: Interi ishte i pafat

2016/01/thohir-interi-ishte-i-pafat_hd.jpg

Nerazurrët mbrëmë barazuan pa gola në Derby della Madonnina me shumë fansa që u ndanë të pakënaqur nga ky rezultat, por Thohir beson se kjo ishte vetëm “një fat i keq”.

“Çdokush luajti mirë, çdokush dha më të mirën”, ka thënë Thohir, transmeton Telegrafi. “Ju nuk mund të bazoheni në një element të vetëm, thjesht ishte një fat i keq”.

“Askush nuk është fajtor që nuk fituam. As lojtarët, as trajneri. Interi ishte ca i pafat pasi ne kishim shumë shanse për të shënuar, në një mënyrë ose tjetër, vetëm se topi nuk thjesht shkoi brenda”.

“Në futboll është vështirë të parashikosh rezultatet, por të gjithë ne – duke filluar nga vetja – do të punojmë fuqishëm për të bërë më të mirën për klubin”, ka shtuar ai. /Telegrafi/