Please enter at least 3 characters.

Thiago “pushton” afatin kalimtar, katër gjigantë duan yllin e Brentfordit

Igor Thiago është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar, teksa sulmuesi brazilian ka tërhequr interesimin e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Sipas portalit britanik TEAMtalk, Manchester United, Chelsea dhe Tottenham kanë shfaqur interes konkret për 25-vjeçarin, ndërsa situatën po e monitoron nga afër edhe Bayern Munich.

Forma e mirë e Thiagos ka bërë që sulmuesi të tërheqë vëmendjen e gjigantëve të Ligës Premier, ndërsa Bayerni e sheh atë si një alternativë interesante për të përforcuar repartin ofensiv.

Braziliani është bërë një nga lojtarët kryesorë të Brentfordit në sulm, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Sipas Transfermarkt, kartoni i Igor Thiagos vlerësohet aktualisht rreth 65 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar në karrierën e tij.

Mbetet për t’u parë se cili klub do të bëjë hapin konkret për transferimin e sulmuesit, por gara për shërbimet e tij pritet të jetë një nga më interesantet e afatit kalimatar veror. /Telegrafi/