Please enter at least 3 characters.

Thellohet kriza te Besa

2016/01/f.0810125039126_210.jpg

Imami e pranon se ka marrë një vendim shumë të vështirë në karrierën e tij dhe se ky ishte akt kundër vullnetit të tij, raporton Zëri.

“Janë të dhimbshme dhe për çdo keqardhje kushtet dhe strategjia me të cilat punohet nëpër të gjitha klubet tona të futbollit, duke punuar dhe ekzistuar vetëm sot për sot, pa e pasur idenë se çfarë e pret klubin, pas një jave apo një muaji. Është e vështirë të ushtrosh veprimtari profesionale dhe të kërkohen suksese, pa pasur mbështetje të fortë dhe stabile financiare, aq më shumë kur dihet fakti se çfarë kosto të harxhimeve i duhet një klubi të futbollit që të funksionoj sipas planeve të përcaktuara’, thekson Imami në dorëheqjen e tij.

Sipas tij, gjendje aktuale e cila është shumë e vështirë në klub, erdhi si pasojë e dorëheqjes së sponsorit kryesor. Pas kësaj situate, Kryesia iu përvesh punës, e cila në koordinim me Kryetarin e Kuvendit Komunal, arriti që t’i bëjë së bashku rreth shtatë (7) sponsorë të fuqishëm, të cilët premtuan shuma të konsiderueshme materiale për klubin, të njëjtit për shumat e premtuara nënshkruan dhe vulosën marrëveshje me klubin qysh në qershor të këtij viti, duke pasur për objektiv titullin e kampionit dhe trofeun e kupës së Kosovës.

“Premtime, nënshkrime e fjalë, mbetën vetëm në letër pa çarë kokën askush për klubin, pa menduar se të gjithë lojtarët e klubit janë persona familjarë të cilët mbajnë familjet e tyre me djersën që e derdhin për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë”, shprehet tashmë ish-sekretari i KF Besa të Pejës për Zërin, i cili me këtë rast falënderon kompanitë “Ipko” dhe “Ukaj”, të cilët ishin më se korrekt ndaj klubit dhe ishin të vetmit të cilët mjetet e premtuara i derdhën në xhirollogarinë e klubit. /Telegrafi/