Please enter at least 3 characters.

Thellohet kriza e Unitedit, mposhtet edhe nga Newcastle

2019/10/GettyImages-1179392086.jpg
296:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - OCTOBER 06: Fabian Schar of Newcastle United stops the ball with his hand during the Premier League match between Newcastle United and Manchester United at St. James Park on October 06, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Newcastle e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier me rezultat minimal 1-0.

Edhe pse rastet në pjesën e parë nuk munguan, të dy skuadrat nuk arritën që ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës.

45 minutëshi i dytë ishte i dominuar nga vendasit që tentuan me çdo kusht ta fitonin ndeshjen dhe mundi i tyre u shpërblye.

Newcastle vs Manchester United (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 72-të atëherë kur Matthew Longstaff e tundi rrjetën e Djajve të Kuq me asistimin që i bëri bashkëlojtari Jetro Willems.

Kjo humbje natyrisht se do ta rrezikojmë shumë postin e Ole Gunnar Solskjaerit, pasi bordi i Unitedit është aktualisht i pakënaqur me formën që po tregon skuadra.

Pas xhiros së tetë, Manchester Unitedi gjendet në vendin e 12-të me nëntë pikë, ndërsa në javën e nëntë do të takohen me Liverpoolin. /Telegrafi/