Please enter at least 3 characters.

"The Telegraph" përzgjodhi imazhin e ditës një nga fotografitë e Miley Cyrus në Kosovë

2019/08/66618376_523585954848719_3148193426212358929_n.jpg

Prestigjozja britanike "The Telegraph", në një nga suplementet e saj të përjavshme zgjedh fotografitë më të bukura të ngjarjeve ditore.

Ata kanë përzgjedhur fotografinë e ditës atë të këngëtares me famë botërore, Miley Cyrus, të realizuar gjatë performancës së saj në festivalin "Sunny Hill", në Prishtinë.

Në fotografinë ditore të datës 4 gusht, "The Telegraph" shfaq momentin kur Cyrus ishte në kulminacionin e interpretimit të saj para fansave shqiptarë.

Artistja me famë botërore ka performuar në natën e parë të festivalit, më datë 2 gusht, krahas shumë ermave të njohur shqiptarë që gjithashtu ishin prezentë atë natë.

Kjo nuk është hera e parë që festivali "Sunny Hill" bie në syrin e mediave botërore.

Vetëm pak ditë më parë, ishte e përditshmja britanike, DailyMail, ajo e cila i kushtoi një artikull të gjatë performancës dhe dukjes së Mileyt në Kosovë. /Telegrafi/