Please enter at least 3 characters.

Thaqi: Prishtina mbetet Prishtinë

2016/01/thaqi-prishtina-mbetet-prishtin-euml_hd.jpg

Ai pas gjashtë xhirove ka tubuar 16 pikë dhe është bindshëm lider në Superligë.

Skuadra e tij e mundi sot në ndeshjen derbi Prishtinën me rezultat 2:0.
“Për mua është kënaqësi kur lojtarët 'luftojnë', japin maksimumin dhe në fund fiton më i miri, Trepça ’89”.

“Njëjtë do të vazhdojmë të punojmë në këtë karakter të ekipit. Unë e përgëzoj Prishtinën, sepse me të vërtet ka qenë lojë jashtëzakonisht e vështirë”.

“Prishtina pa marrë parasysh me gjithë shumë lojtarë të larguar, ka luajtur jashtëzakonisht mirë duke lënë përshtypje se është ekip i organizuar, dhe nuk vërehen ato shkuarje. Prishtina mbetët Prishtinë”, deklaroi Thaqi pas ndeshjes. /Telegrafi/