Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Votoni për të ardhmen tuaj (Video)

2017/04/Hashim-Thaci-konference-per-FSK-foto-Ridvan-Slivova-45-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që nesër të dalin në zgjedhje për të votuar për të ardhmen e tyre, konsolidimin e shtetit dhe e ardhmen euro-atlantike.

“Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.Prandaj, si president i juaji, me lejoni t'ju thërras që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar.Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë.Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit.Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambasadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm”, ka shkruar ai.