Please enter at least 3 characters.

Thaçi niset për në SHBA, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”

2019/01/Hashim-Thaci-konference-21-Janar-foto-Ridvan-Slivova-10-e1548357494987.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Thaçi ka përsëritur se miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore, janë përkushtim për Kosovën.

“Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe para nisjes së tij për në Amerikë, Thaçi është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/