Please enter at least 3 characters.

Thaçi-Kurteshit: Më je lutur si zvarranik kur je bërë Avokat i Popullit

2019/04/58380468_2226667917662138_344463253381840896_n.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti Hashim Thaçi në komisionin për hetimin e rastit të shtetasve turq, i është referuar ligjit duke thënë se eksperti nuk duhet të ketë lidhje me njërin nga anëtarët e komisionit.

"Këtë e ka propozuar Sami Kurteshi. Dhe edhe sado që të jetë ekspert profesional ai nuk mund të jetë i paanshëm sepse lidhja personale, apo intime me z.Kurteshi bënë që ai të mos jetë i anshëm", ka thënë Thaçi.

Ndaj kësaj ka reaguar deputeti Sami Kurteshi duke i thënë se Thaçi po e bënte atë diskutim pasi që nuk kishte dashur që ky i fundit të bëhej avokat i popullit.

"Arsyeja e Thaçit, që po e bënë këtë është se nuk ka dashur që unë të bëhesha avokat i popullit. Ka bërë edhe telefonata për këtë", është shprehur ai.

Presidenti ka reaguar duke i thënë se ai e kishte zgjedhur avokat.

"Ke luftu si zvarranik. Unë të kam bërë avokat", i ka thënë Thaçi Kurteshit./Telegrafi/