Please enter at least 3 characters.

Thaçi kujton Skënderbeun: Plot 552 vjet jetojmë me heroizmin e tij

2020/01/82524809_3377658052304530_4614801952776126464_o.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar heroin e kombit, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.“Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë, si dhe forcimi i vetëdijes sonë kombëtare, krahas fitoreve të shumta të Skënderbeut, ishin po ashtu fitore shumë të mëdha në epopenë e lavdishme të rezistencës së pashtershme të tij”, ka shkruar Thaçi.