Please enter at least 3 characters.

Thaçi kujton Aze Brahimajn, e quan nënë të UÇK-së

2020/08/116876784_4121486454588349_1820581150771846714_o-e1596466563785.jpg

Presidenti Thaçi me rastin e 22 vjetorit të vrasjes, e ka kujtuar Aze Brahimajn, të cilën e ka quajtur nënë të UÇK-së.

Presidenti ka thënë se nënëlokja Aze njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë.

Postimi i plotë:Njerëztëpaharrueshëm ??U bënë 22 vjet nga vrasja e nënëlokes së madhe Aze Brahimaj, nënës së Ushtrisë Çlirimtare, e cila priti dhe përcolli me bujari dhe besnikëri shumë e shumë luftëtarë lirie.Shtëpia e Brahimajve ishte një ndër bazat më të hershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarë, veprimtarë dhe vullnetarë të të gjitha trevave të Kosovës qëndruan në këtë familje, qoftë në rrugën e nisjes ose të kthimit, gjatë përpjekjeve për forcimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Nënëlokja Aze njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë. Ata shkonin të rraskapitur, çlodheshin, ushqeheshin dhe më pas vazhdonin rrugën drejt fronteve të luftës. Gjithmonë në duar të sigurta.E kujtoi rastin kur së bashku me Kadriun, Luanin dhe Shkëlzenin qëndruam në një acar dimri aty. Po ashtu, në familjen Ibrahimaj qëndruan shumë herë edhe Fehmiu e Xheva.Forcat serbe nuk u mjaftuan me shuarjen e jetës së nënëlokes Aze. Ata e masakruan pas vrasjes, në shenjë hakmarrjeje ndaj kësaj familjeje, e cila gjithmonë ishte derëhapur dhe e angazhuar me të gjithë anëtarët e familjes në lëvizjen kombëtare.Më rastin e 22 vjetorit të vrasjes, nënëloken Aze e dekorova me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Lavdi emrit dhe veprës së heroinës Aze Brahimaj./Telegrafi/