Please enter at least 3 characters.

Thaçi këshillë për Majlindën: Kur të fillosh të fitosh, nuk ndalesh

2016/01/tha-ccedil-i-k-euml-shill-euml-p-euml-r-majlind-euml-n-kur-t-euml-fillosh-t-euml-fitosh-nuk-ndalesh_hd.jpg

Kryemisntri i Kosovës, Hashim Thaçi, mblodhi sot në një takim sportistë e përfaqësues të sportit për nderë të pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Pranimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Thaçi e quajti një lloj anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Thaçi: Anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është lloj anëtarësimi në OKB

“Kosova është njohur nga 110 shtete më të fuqishme ndërkombëtare por anëtarësimi i Kosovës, i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, është një lloj anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sepse sporti kosovar është njohur dhe pranuar nga e gjithë bota”, ka thënë ai.

Madje ai, përmendi edhe olimpiadën “Londra 2012” ku pjesë e saj ishte edhe Majlinda Kelmendi. Thaçi foli për një këshillë dhënë Majlindës asokohe, që siç tha ai, përputhej me përvojat e tij politike.

Thaçi: Kur të fillon të fitosh nuk ndalesh më

“Unë kam pasur një këshillë për Majlindën, pas betejës që zhvilloj në atë mbrëmje jo të lehtë për të por krenare për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, trajnerin e saj dhe për ne, edhe për presidenten edhe për mua si kryeministër i vendit, dhe këshilla ime ka qenë se kur të fillosh të fitosh Majlindë, nuk do të ndalesh po flas nga përvoja ime politike që kur të fillosh me fitu zgjedhje nuk ndalesh”, ka thënë ai.

Thaçi tha se ende ka shumë për të punuar drejtë anëtarësimi të Kosovës edhe në UEFA e në FIFA.

E Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se njohja nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të ndihmojë shumë edhe në federatat e tjera sportive të Kosovës për pranime ndërkombëtare. Por, sipas tij, sfidë mbetën ende federatat e mëdha, si futbolli e basketbolli.

Ai këtë pranim e quajti moment historik duke thënë se Kosova e kishte merituar një sukses të tillë.

Krasniqi: Kjo ishte e drejtë e jona

“Kjo e arritur që ishte gjithmonë e drejtë e jona nuk ka kuptim pa suksesin e Majlinda Kelmendit, trajnerit të saj Driton Kukës dhe gjithë sportistëve të tjerë që kanë shënuar suksese kulminante në garat ndërkombëtare, duke ndjekur rrugën e asave të sportit kosovar, të cilët para shumë vitesh na kanë bërë krenar me punën dhe suksesin e tyre. Atyre u është mohuar shpesh flamuri e himni i shtetit tonë por kjo nuk do të ndodhë më”, ka thënë ai.

Pjesë e këtij takimi padyshim që ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Ai tha se plot 22 vite kanë punuar në këtë drejtim e për këtë vlerësoi në veçanti sportistët e kosovar.

Hasani: Punuam me një strategji të mirëfilltë

“Punuam me një strategji të mirëfilltë dhe punuam për ta realizuar me shumë katër të cilët dëshirojë t’i falënderoj duke u nisur nga institucionet shtetërore, nga shumë ministra të cilët kanë kaluar gjatë kësaj periudhe, nga qeveria, nga federatat dhe më së shumti nga sportistët në periudhën e fundit dëshmuan se vërtetë kanë talent dhe po dijnë si ta shprehin talentin e tyre”, ka thënë ai.

Kosova u pranua në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik me 22 tetor të këtij viti. /KP/Telegrafi/