Please enter at least 3 characters.

Thaçi ia heq frikën Selmanajt për “prishjen” e raporteve me ndërkombëtarët

2017/03/hasha-1.jpg

Presidenti Hashim Thaçi i është përgjigjur shqetësimit të analistit Driton Selmanaj për siç ka thënë ai “prishjen e raporteve me ndërkombëtarët”.

Në debatin që po mbahet në emisionin “Click” në RTV21, Thaçi i bëri me dije Selmanajt se realiteti është tjetër dhe se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj por do ta ruaj miqësinë me ndërkombëtarët.

Thaçi ka thënë që ka takime të përditshme me ambasadorët e shteteve mike dhe se ka shumë gjëra që edhe nuk mund të fliten ne publik./Telegrafi/