Please enter at least 3 characters.

Thaçi dekoron banorët e fshatit Çegran të Gostivarit, për mbështetjen e dhënë për qytetarët e Kosovës në kohë të luftës

2019/08/67967396_2912209232182750_141566382683717632_o-e1565968838284.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim disa nga banorët e fshatit Çegran të Komunës së Gostivarit.

Thaçi në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, afër një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga masakrat e regjimit serb në vitin 1998 dhe 1999, dhe një pjesë e madhe e tyre u strehuan në fshatin Çegran të Komunës së Gostivarit, transmeton Telegrafin.

Prandaj,  siç ka thënë presidenti Thaçi, për mikpritjen, bujarinë dhe mbështetjen vëllazërore për qytetarët e Kosovës, ai ka dekoruar banorët e Çegranit me “Urdhrin e Lirisë”./Telegrafi/