Please enter at least 3 characters.

Teuta Krasniqi konfirmon se “Kafeneja Jonë” do të transmetohet për dy vjet

2017/03/teuta-kras.jpg

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, ka konfirmuar se adhuruesit e serialit “Kafeneja Jonë” do të shikojnë serialin e tyre për dy vjet.

Këtë pohim aktorja e bëri në emisionin Rrokum Night me Makollin, ku tha se seriali “Kafeneja Jonë” së shpejti fillon transmetimin në RTV21.

Po ashtu, në këtë emision ajo potencoi se për dy vjet adhuruesit mund të shikojnë serialin.

Ndryshe, Teuta ka paraqitje të ralla televizive që prej se është bërë nënë për herë të dytë. /Telegrafi/