Tetovë, policia konfiskon shtatë makina të lojërave të fatit për të cilat s'ka pasur dokumentim
13/01/2019
Policia gjatë kontrollit gjeti dhe konfiskoi shtatë aparate pokerit, për të cilat s'ka pasur dokumentacionin e nevojshëm.
Kontrolli është kryer në një lokal të lojërave të fatit në Tetovë në rrugë "107", informojnë nga policia.
Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/


