Please enter at least 3 characters.

Tetovë, për gjashtë orë zbulohen 15 shoferë të dehur

2019/09/policia-mk.png

Policia e Tetovës mbrëmë zbatoi kontroll për shoferët të cilët drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit.

Kontrolli u zbatua në Tetovë nga ora 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Gjatë kësaj periudhe është vërtetuar se 15 shoferë drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit. Të gjithë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe do të paguajnë dënimin", njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josivski.

Vetëm në janar, policia e Tetovës ka zbuluar 47 persona që kanë drejtuar makinat nën ndikimin e alkoolit./Telegrafi/