Please enter at least 3 characters.

Tentoi t'i ulet në prehër - Toney e refuzon Bia Khalifën

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, marrëdhëniet mes banorëve vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe komenteve të publikut.

Një nga më të përfolurit kohët e fundit janë Toney dhe Bia Khalifa, të cilët janë komentuar për disa situata dhe sjellje mes tyre.

Së fundmi në një moment, Toney e ftoi Bia Khalifën të ulej pranë tij në divan.

Foto: Instagram

Bia Khalifa tentoi t’i ulej në prehër Toneyt, një veprim që u pa si tepër spontan dhe jo i zakonshëm për dinamikën e tyre deri tani.

Toney reagoi menjëherë duke e larguar me butësi.

Foto: Instagram

“Jo jo, prit", ka qenë reagimi që bëri.

Marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother vijojnë të ofrojnë momente plot emocione dhe surpriza, ndërsa publiku mbetet 'i etur' për zhvillimet e reja. /Telegrafi/