Tentim-vrasje në Vitomiricë të Pejës
28/05/2016
Në Vitomiricë të Pejës, dje në mbrëmje - rreth orës 21:00 - Policia është njoftuar se si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme, janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj (shqiptarë të Kosovës).
“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore nga mjeti mprehtë (thikë - kaçavidë) dhe janë dërguar, njëri në spitalin e Pejës ndërsa tjetri në QKUK. Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe dëshmitarja femër, K-Boshnjake”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve ju bëhet sigurimi policor në spital.


