Please enter at least 3 characters.

Temperaturat deri në 32°C këtë të diel në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e sotme do të karakterizohet nga mot me diell dhe pjesërisht i vranët në të gjithë territorin e vendit.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius, duke sjellë kushte tipike verore.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Kushtet meteorologjike parashihen të jenë të favorshme për aktivitete në ambiente të hapura, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.