Telegrafi.com zgjedhet “Superbrands” në Kosovë... përsëri!
28/07/2021
“Superbrands” si organizata më e madhe botërore që funksionon si arbitër i brendeve, përmes këshillit të vet vlerësues të ekspertëve, edhe për vitin 2019/2020 i ka dhënë portalit Telegrafi.com statusin Superbrands!
Pjesëmarrja në “Superbrands” bëhet vetëm me ftesë dhe i ofrohet vetëm brendeve më të mira në kategoritë e tyre. Arritja e statusit të Superbrands forcon pozicionin e markave, shton prestigj dhe siguron konsumatorët dhe furnitorët se po blejnë markën më të mirë në kategorinë e saj.
Kjo organizatë ia dhuron statusin “Superbrands” vetëm brendeve elite në kategoritë e tyre, ndërkaq Këshilli Superbrands përbëhet nga ekspertë dhe figura të shquara nga vertikale të industrive të ndryshme, të cilët në mënyrë të pavarur vlerësojnë brendet.


