Please enter at least 3 characters.

Telefoni i palosshëm nga Huawei, Mate X 5G, lansohet në tregun kinez

2019/10/DSC3550-e1551001182504-1000x563-1.jpg

Pas një pritjeje tetë muajsh, telefoni i palosshëm Huawei Mate X, i prezantuar në MWC 2019 të këtij viti, më në fund po lansohet në Kinë. Të gjitha shenjat e fundit po tregonin drejt një lansimi të menjëhershëm, pasi pajisjet filluan të shfaqen në internet. Raportet e mëparshme sugjeronin që pajisja e palosshme është në rrugën e duhur për një lansim tetori, dhe ato ishin të sakta.Para-shitjet tashmë kanë filluar në Kinë për Huawei Mate X, i cili nuk është vetëm i palosshëm, por edhe i pajisur me 5G. Kompania njoftoi lansimin e telefonit të saj të palosshëm në llogarinë e tyre në Weibo, raporton Reuters.Ndërsa për sa i përket telefonit, ai mundësohet nga procesori HiSilicon Kirin 980 i Huawei, i çiftuar me modemin Balong 5000 për 5G. Bateria prej 4,500mAh mund të ngarkohet në 85 përqind për gjysmë ore, falë karikimit të shpejtë 55W. Ekrani është 8-inç në diagonale kur shpaloset, dhe 6.6 inç në pjesën e përparme kur paloset, me pjesën 6.38 inç të panelit të palosur mbrapa.Telefoni del për shitje në Kinë në 15 nëntor dhe vjen me çmim prej afro 2.400 dollarë. Ju merrni 8 GB RAM dhe 512 GB ruajtje për këtë çmim. /Telegrafi/