Please enter at least 3 characters.

Telefonat dhe tabletët mund të ndalohen në klasa

2016/01/telefonat-dhe-tablet-euml-t-mund-t-euml-ndalohen-n-euml-klasa_hd.jpg

Ministri britanik i edukimit, Nick Gibb, dhe eksperti i bihejvioristikës Tom Bennett, kanë realizuar studimin mbi ndikimin e pajisjeve të përdorura nga nxënësit, duke arritur në përfundimin se përdorimi i këtyre pajisjeve në klasë ndikon në sjellje dhe rezultate më të dobëta tek nxënësit.

Duke nxjerrë konkludime nga raporti, Bennett tha: "Teknologjia e ka transformuar shoqërinë dhe madje edhe klasat - por të gjithë shumë shpesh dëgjojmë se mësimet janë duke u ndërprerë nga tundimi i përdorimit të telefonave të mençur ... kur [fëmijët] kanë një telefon të mençur në xhepin e tyre që ofron argëtim të menjëhershëm dhe shpërblim, ata mund të hutohen lehtë. "

London School of Economics kohëve të fundit realizoi studimin që sugjeron se kufizimet në përdorimin e telefonave mund të përmirësojnë rezultatet shkollore. (Telegrafi)