Teksa Schalke po humbte nga Man City, llogaria e tyre në Twitter e rrëmbeu gjithë vëmendjen
Manchester City u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar ndaj Schalkes me rezultat të përgjithshëm 10-2.
Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi me rezultat 3-2, ndërsa e dyta në Angli me rezultat 7-0.
Skuadra e Pep Guardiolas është një nga më të fortat aktualisht në botë dhe me këtë u pajtua edhe ekipi gjerman. Ata vendosën të marrin humbjen me sportivitet dhe këtë e treguan në llogarinë e tyre në Twitter.
Sa herë që ishin në disavantazh ata postonin animacione tallëse për vetën e tyre dhe të gjitha ato u shpërndanë shumë nga tifozët pastaj:
Kur Aguero shënoi golin e parë në ndeshje nga pika e bardhë:
Pas golit të dytë, prapë autor Aguero:
Leroy Sane luajti ndaj ish skuadrës dhe shënoi:
"Mirë që po takohemi sërish, Leroy Sane. Qëndro larg golit tonë sonte, të lutemi?", sa keq që kjo nuk ndodhi dhe normalisht faqja nuk harroi të shfaq dëshpërimin e tyre.
Pjesa e parë:
Në fushë Schalke ishte duke humbur keq, por duelin në tribuna e fituan tifozët mysafirë.
6-0 dhe pastaj 7-0:
"Bëje që të ndalet"
"Ju lutem më thoni se e gjitha kjo ishte vetëm një ëndërr e keqe".
/Telegrafi/


