Të thyer moralisht nga dënimi – Juventusi mposhtet nga Empoli
Juventusi është mposhtur 4-1 në kuadër të javës së 36-të nga Empoli, derisa kjo priej të ndodhte, shkaku që pak minuta para ndeshjes, atyre iu bë e ditur se u ajën hequr 10 pikë nga FIGC për financa të rreme.
Pas vetëm 18 minutash lojë, Francesco Caputo kaloi vendasit në epërsi me një gol nga penalltia.
Tre minuta kaluan nga i pari dhe Empoli shënoi edhe të dytin, tani përmes Sebastiano Luperto.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në pjesës të dytë, Empoli shënoi dy të tjerë, ndërsa Bianconerët gjetën golin ngushëllues.
Ishte sërish Caputo, që realizoi golin e dytë personal, kur pranoi një asistim nga Akpa Akpro në minutën e 48-të.
Zonja e Vjetër ngushtoi epërsinë e Empolit, kur shënoi me anë të Federico Chiesas në minutën e 85-të për rezultatin 3-1.
Mirëpo, vendasit e shënuan edhe të katërtin, tani përmes Roberto Piccoli (90+3'), që ishte edhe rezultati final - 4-1.
Juventusi gjendet tani në vendin e shtatë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të zhvillon derbin me Milanin. /Telegrafi/


