Please enter at least 3 characters.

Te të plasin armiqtë ...

Henry Charles Bukowski (1920–1994)

Charles Bukowski për Jack Micheline
Përktheu: Flutura Oruqi

“e mora letrën tënde të çmendur ... a po them gjënë e gabuar? mendoj se është 2 janari i vitit 1968. pijanecët amatorë kanë hequr dorë. unë, nuk shkova në punë sot, mutsihane e rrasët, nuk do të më pushojnë nga puna sepse më torturojnë shumë, kjo i kënaq ata.

kam parë disa gjërat e tua, loçkë, dhe pak a shumë si Dostojevski i vjetër, qen të egër, birrë e ngrohtë, ke një varg të fuqishëm, loçkaman, kështu që mos e lër poezinë – le të plasin armiqtë.

... derisa lexoja letrën tënde, poezitë e tua bëheshin më reale – si mish i shtuar në letër.

Fama dhe pavdekësia janë lojëra për njerëz të tjerë. Nëse nuk na njohin kur ecim në rrugë, ky është fati ynë. Mirupafshim, derisa makina e shkrimit punon dhe kur të ulemi herën tjetër.

Vajza ime e vogël më pëlqen dhe kjo është e mjaftueshme.”

2 janar 1968

/Telegrafi/