Please enter at least 3 characters.

Të shtunën protestë për mbylljen e TikTok-ut, Berisha: Do ta rikthejmë - të mblidhen nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë

2024/10/sali-berisha-1.jpg

Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të jenë prezent të shtunën (nesër) në protestën kundër mbylljes së platformës TikTok, vendim ky i marrë nga qeveria e i cili ka hyrë në fuqi një ditë më pare.

Ndërsa e cilësoi censurë si në komunizëm, Berisha premtoi rikthimin e aplikacionit në datë 12.

"Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre". /Tch/Telegrafi/