Please enter at least 3 characters.

Të shtënat në një kompani në Athinë të Greqisë, katër të vdekur, përfshirë të dyshuarin

2024/02/unnamed_2-47-960x600-1-e1707732982957.jpg

(E plotësuar) Katër persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në kompaninë e anijeve në Glyfada – Athinë të Greqisë.

Sipas informacioneve të mediave greke, personi i armatosur që hapi zjarr në zyrat e kompanisë së anijeve u gjet i vdekur në bodrumin e pallatit, me një armë pranë tij.

Para se t'i jepte fund jetës, personi i armatosur - një ish-punonjës i kompanisë, 70 vjeç, me origjinë egjiptiane, sipas informacioneve - qëlloi tre persona brenda kompanisë, të cilët vdiqën.

Sulmuesi dyshohet se hyri në zyra nga parkingu i ndërtesës. /Telegrafi/

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat në një kompani në Athinë të Greqisë – policia po e trajton si "një situatë pengjesh"

Një person i armatosur ka hapur zjarr në selinë e një kompanie transporti në Glyfada, në jug të Athinës.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka gjetur vdekjen një person ndërsa janë plagosur dy të tjerë.

Raportet tregojnë se sulmuesi, që dyshohet se ishte një ish-punonjës egjiptian që kërkonte hakmarrje për shkarkimin e tij, aktualisht është i bllokuar brenda ndërtesës.

Policia, pjesëtarët e njësisë elitare të antiterrorizmit dhe mjekët i janë përgjigjur incidentit, duke e trajtuar atë si një situatë pengjesh.

Aktualisht po zhvillohen negociatat me autorin.

Si pasojë e operacionit policor është ndërprerë qarkullimi në rrugët përreth. /Telegrafi/