Please enter at least 3 characters.

Të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje për ditën e enjte

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur ditën e enjte në Prishtinë.

Siç njofton Policia, njëri rast ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe tjetri rreth orës 21:30, transmeton Telegrafi.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë;

• Rr. Shaban Shala, Prishtinë, 17.06.2021 – 14:00. Raportohet se një person i pa njohur me pistoletë ka shtënë një herë në drejtim të një personi tjetër të pa njohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një kafkë e pistoletës, një fishek dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.• Rr. Shaban Shala, Prishtinë, 17.06.2021 –21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për arsye të panjohura, një person i panjohur për të, ka shtënë me armë zjarri (revole) në drejtim të tij nga një distancë rreth 30 metra. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit NN. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/