Të shtëna në zyrat e një gazete në Maryland, raportohet edhe për të vdekur (Foto/Video)
28/06/2018
Disa njerëz thuhet se u vranë nga një person i armatosur në zyrat e Capital Gazette, një gazetë në Maryland, SHBA.
Dhe tanimë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i armatosuri është i arrestuar.
Ekzistojnë raporte të shumta nga mediat lokale që "të paktën katër persona" janë qëlluar.
Gjithashtu thuhet se ekziston një prani masive e policisë në rrugën Bestgate në Annapolis.
“Kemi pasur një situatë aktive të të shtënave”, u ka thënë gazetarëve Lt Ryan Frashure, zëdhënës i Departamentit të Policisë.
Ai nuk pranoi të komentojë mbi ndonjë viktimë, ose nëse sulmuesi është arrestuar. /Telegrafi/


