Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një polic i plagosur

2024/03/POLICIA-NATEN-1.jpg

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri.

Siç raporton Euronewsal, nga të shtënat ka mbetur një person i plagosur, i cili është Gjergj Ndershtiqaj.

Po ashtu mësohet se i plagosuri është efektiv policie, ndërkohë që dyshohet edhe për një tjetër të plagosur (ende pa konfirmuar).

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.