Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, nuk raportohen të lënduar

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, rreth orës 13:00, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti,

“Rreth orës 13:00, bë rrugën "Evlia Qelebia" është raportuar për të shtëna, policia ka sekuestruar disa gëzhoja, nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, njofton Zahiti.

Edhe në të kaluarën në këtë rrugë janë shënuar incidente të ndryshme./Telegrafi/