Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 12:00 në afërsi të stacionit të Policisë në Pejë.

Lajmin  e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

"Rreth orës 12:00 kemi pranuar se ka të shtëna me armë zjarri në rrugën 'Vëllezërit Gërvalla' në Pejë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes", tha ai.

Ende nuk dihet nëse nga këto të shtëna ka pësuar dikush./Telegrafi/