Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë në një hotel, lëndohen tre policë dhe arrestohet i dyshuari

2017/12/te-shtena-me-arme.jpg

Një person është arrestuar në Graqanicë, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një hotel.

"Gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT-M-57, dy karikatorë me 14 fishekë, një pistoletë Swith Wesson me një karikator me dy fishekë dhe katër gëzhoja", njofton policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/