Please enter at least 3 characters.

Të rreshurat e mbrëmshme kanë dëmtuar shumë lagjen Hasanbeg të Shkupit (Video)

2016/03/Moti-me-shi.jpg

Pas rreshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, fshati i Hasanbegut pësoi më së shumti. Si pasojë e rreshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonsië kanë dalë në teren, megjithatë, Tv21 bën të ditur se banorët ankohen për reagimin e vonshëm.

Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë, kurse ende po vazhdon evakuimi i personave që kanë mbetur të bllokuar nga uji në shtëpitë e tyre. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi, por dal ngadalë po bie niveli i ujit edhe në këtë kanal./Telegrafi/