Please enter at least 3 characters.

Të rinjtë e AAK-së me video i kundërpërgjigjen VV-së, ia listojnë punësimet familjare

2023/01/Screenshot_2-81.jpg

Aleanca e të Rinjve të Kosovës, ka shpërndarë një video përmbajtje me titull "Historia e një familje të privilegjuar", ku kanë publikuar punësimet e bëra nga Qeveria Kurti.

Fjala është për familjarë të krerëve të shtetit, deputetëve, ministrave e deri te kryetarët e komunave nga radhët e Vetëvendosjes dhe listës Guxo.

Në videon e publikuar  mes të tjerëve janë përmendur edhe mbesa e Kurtit, tezakja e Osmanit, xhaxhai i Konjufcës, si dhe punësimet në KEK dhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. /Telegrafi/