Please enter at least 3 characters.

Të qash hallet e popullit

2021/07/PPSH-e1625569333340.jpg
174:"[UNVERIFIED CONTENT] Albanie Korcia at the end of the communist regime. pedestrians pass by a Realistic socialist style painting, with a slogan; glory to the communist party
13:"Flickr Vision

Nga: Lazër Radi

Më kujtohet, po lexonim kolektivisht, në oborrin e Konviktit “Malet Tona”, një artikull të Dhimitër Shuteriqit dhe, kur arritëm te fundi, atje ku thuhej: “... shkrimtari ka për detyrë të qajë hallet e bujkut, të qajë hallet e bariut, të qajë hallet e nëpunësit, të qajë hallet e zanatçiut, të qajë hallet e proletariatit, të qajë hallet e popullit...”, një nxënës i klasës së shtatë, një Tush Shiroka, në mes të asaj heshtjeje me të cilën po e dëgjonim leximin e artikullit, me zë të lartë tha:

- Çoniu, bre burra, e ta thërresim Shaqe Manen!

Shaqe Manja n’atë kohë ishte vajtojca më e mirë e rrethit të Shkodrës. Për çdo vdekje të rëndësishme thirrej ajo dhe vaji i saj, apo rënkimet e saj, kishin një vlerë letraro-folklorike.

/Marrë nga Aurel Plasari, profili në Facebook/